Kush nga zyrtarët e lartë shtetërorë do të shkarkohet sot?

Pas zhvillimeve të djeshme në vend, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se të premtën, do të ketë shkarkime.

Haradinaj pas takimeve që pati dje me drejtues të institucioneve, konfirmoi se do të ketë shkarkime por nuk saktësoi për kë bëhet fjalë.

Sidoqoftë, nga detyra të premten pritet të shkarkohen dy drejtues që ishin përgjegjës për deportimin e 6 gylenistëve.

Sipas informacioneve, bëhet fjalë për ministrin e Brendshëm, Flamur Sefaj dhe drejtorin e AKI’së, Driton Gashi. Ata pritet të shkarkohen nga detyra për shkak të veprimit të ndërmarrë, në shkelje të ligjeve të Republikës së Kosovës.

Ndryshe, dje janë arrestuar dhe më pas depërtuar për në Turqi gjashtë shtetas turq që kishin leje qëndrimi në Kosovë.

Të njëjtit dyshohet se janë mbështetësh të Fetullah Gulenit dhe kundërshtues të politikës së Presidentit Recep Erdogan.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme