Kush qëlloi mbi djemtë e “Pelikani Security? Detajet nga atentati me breshëri plumbash ndaj G-Class: Dy ekzekutorë shkrehën armët, u fshehën mes bimëve për të mos u dukur

Emisioni “Në Shënjestër”, ka trajtuar këtë të martë, atentatin që tronditi kryeqytetin më 17 prill, ku një automjet tip G-Cass u qëllua me breshëri plumbash si pasojë e të cilës mbetën të plagosur 3 persona, mes të cilëve dhe një fëmijë 11-vjeçar.


Sipas burimeve të emisionit “Në Shënjestër”, ekzekutorët të cilët shkrehën armët kanë qenë dy të tillë.

Ekzekutorët, sipas dinamikës së ngjarjes, rezulton se udhëtonin me motor dhe ishin  fshehur aty në bimësinë e zonës, e cila ka shërbyer për t’i kthyer ata në të padukshëm.

Me gjasë pasi kanë marrë sinjalin se makina e objektivit të tyre po afrohet, i ka nxjerrë ata nga ferrat ku ishin strukur dhe kanë filluar të qëllojnë mbi makinën luksoze me mbi 30 plumba kallashnikovi.

Thuhet se shoferi ka shtuar shpejtësinë, për t’u përplasur më tej në murin e një ndërtese në fshatin Lundër.

Por kush qëlloi mbrëmjen e 17 prillit mbi makinën G-Class të kompanisë së sigurisë fizike ‘Pelikani Security’, ku udhëtonin katër anëtarë të familjes Demiraj, e cila drejtohej nga shoferi Arens Stafa.

Ishte ky një sulm i organizuar pikërisht ndaj kësaj familje, apo një ngatërresë shënjestre?

Kur dihet që vetëm dy orë para këtij atentati, në fshatin Pllanë të Lezhës, ishte ekzekutuar 64 vjeçari, Gjovalin Prendi.

Emisioni “Në Shënjestër”, ka trajtuar disa nga këto pikëpyetje për të cilat ende sot nuk ka zyrtarisht një shpjegim nga hetimet e nisura.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme