Kush solli standard më të mirë, pushteti apo opozita?!

Gazetar: Mihailo Donev

Kostoja e jetesës në dhjetor të vitit të kaluar është rritur me 4.4 për qind, ndërsa çmimi i nevojave elementare është rritur me 4.3 për qind, kështu që mijëra familje jetojnë me paga që nuk mjaftojnë për të përballuar shpenzimet elementare, akuzoi sot opozita. Sipas LSDM-së, pagat janë në stagnim, kostoja e jetesës po rritet ndërsa gishtin e drejtuan drejt partisë në pushtet.
“Qeveria e DPMNE-së mbetet dëshmitare memec dhe bashkëpjesëmarrëse e drejtpërdrejtë në varfërimin e popullit. “Shportat” e rreme të Vitit të Ri që duhej të sillnin lehtësim, përfunduan në një farsë, ku biznesmenët e mëdhenj shtuan pasurinë e tyre në kurriz të popullit. LSDM për një periudhë 7 vjeçare e rriti pagën minimale nga 8 mijë në mbi 20 mijë denarë dhe pagën mesatare nga 22 mijë në mbi 42 mijë denarë”, thonë nga LSDM.

Ndaj pretendimeve të tilla të opozitës kanë reaguar menjëherë nga partia në pushtet, e cila ka akuzuar se në kohën e qeverisjes së LSDM-së, qytetarët e kanë kaluar ditën me 150 denarë, duke kujtuar se vitet e kaluara vendi ka përfunduar me inflacion dyshifror. Me ardhjen e VMRO-DPMNE-së në pushtet, ata pretendojnë se ekonomia tani është stabilizuar.

“Sipas parashikimeve të Bankës Popullore, këtë vit pritet rritje e PBB-së prej 3.3 për qind, ndërsa inflacioni pritet të ulet në 2.5 për qind. Një tregues tjetër që tregon se masat ekonomike të qeverisë po japin rezultat janë të dhënat më të fundit të Komisionit Evropian, ku sipas Indeksit të Sentimentit Ekonomik, Maqedonia është ndër vendet që ka shënuar përmirësimin më të madh të sentimentit ekonomik në vitin 2024”, thonë VMRO-DPMNE.

Që nga ardhja në pushtet e VMRO-DPMNE-së, ka pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme mes qeverisë dhe opozitës se kush ka kontribuar më shumë për standard më të lartë të jetesës për qytetarët. Së fundmi, qeveria prezantoi shportë të Vitit të Ri, por u prit me kritika të shumta nga opozita, e cila e akuzoi atë se në fakt nuk i ka ulur fare çmimet. Megjithatë, qeveria ka bërë të ditur se ulje të ngjashme të çmimeve do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme