Në një shkrim autorial për EuObserver, ish-kryeadministratori i Kosovës, Bernard Kushner, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Europian është gati i pamundur në një të ardhme të afërt.
Ai ka dhënë si arsye mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë vende anëtare të BE-së, si dhe nga Serbia, por edhe injorimin që ky union i ka bërë krejt Ballkanit Perëndimor në kohët e fundit, njofton Klan Kosova.
Kushner ka kërkuar nga vendet që e kanë njohur mëvetësinë e Kosovës të lobojnë më shumë, që edhe pesë shtetet tjera pjesë e Unionit ta bëjnë këtë gjë, në mënyrë që Kosova si pjesë e regjionit, por edhe ai në tërësi, të afrohen më shumë me BE-në
Mbi 90 për qind e kosovarëve duan anëtarësim në Bashkimin Europian, por dyshoj se kjo gjë do të ndodhë shpejt, marrë parasysh që Serbia dhe pesë vende anëtare të BE-së nuk e njohin pavarësinë e saj.
Por në këtë rast Unioni duhet të jetë më proaktiv, duke nxitur Qipron, Greqinë, Rumaninë, Sllovanikë, Spanjën, por edhe vet Serbinë, që ta njoh mëvetësinë dhe sovranitetin e Kosovës.
Nga ajo që kam parë, kohëve të fundit, Brukseli e ka injoruar qëllimisht Ballkanin Perëndimor, duke shfrytëzuar shpërqëndrime si kriza në Ukrainë, ajo e migrantëve, papunësia, Greqia, dhe së fundmi Greqia e Katalonia.
Por kjo pritet të ndryshojë, nisur nga deklarata e Jean-Claude Juncker, i cili thotë se “nëse duam më tepër stabilitet në fqinjësi, atëherë perspektiva e anëtarësimit për Ballkanin Perëndimor duhet të jetë e qartë”.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë pak a shumë të njëjtën gjë, duke nënvizuar se Bashkimi Europian duhet të jetë më i hapur ndaj vendeve të Ballkanit. Anëtarësimi në BE është zgjidhje e pjesshme e mosstabilitetit në këtë regjion.
Muajin e shkuar, presidenti i Shqipërisë, Edi Rama, tha se Ballkani në përgjithësi dhe Shqipëria në veçanti do të ecin përpara, por nëse perspektiva e anëtarësimit në BE zbehet, ose bëhet e mosqofshme, atëherë gjërat mund të ndryshojnë.