Kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, nuk do mungojë as shiu! Ja parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.


Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura më këto të fundit më të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje të territorit.

Reshjet e shiut parashikohet të jenë prezente në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët, ndërsa lokalisht në veri e qendër reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Pas orëve të mesditës reshjet e shiut pritet të lokalizohen vetëm në relievet malore në veri e lindje me intensitet të ulët dhe në mënyrë të izoluar.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare, zonave luginore dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitojë shpejtësi deri në 17 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe do të jetë Jon i forcës 3-4 ballë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme