Kushte atmosferike të qëndrueshme, në disa zona do të ketë mjegull! Parashikimi i motit për sot dhe sa do të jenë temperaturat

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të territorit.


Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes pritet prezencë e mjegullës dhe mjegullinës, kryesisht në zonat luginore, çka mund të ndikojë në shikueshmëri.

Era do të fryjë nga verilindja në juglindje me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në zonat detare, valëzimi do të jetë i ulët, i forcës 1 deri në 2 ballë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme