Kushte të paqëndrueshme atmosferike, mos harroni çadrat! Reshje shiu në të gjithë territorin


Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i vranët në pjesën më të madhe të territorit.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët dhe lokalisht deri mesatar.

Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndim reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Ndërsa në relievet e larta malore në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 12m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdet, era pritet të arrijë deri në 24m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 5-6 ballë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme