Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka thënë se deklarimi i kryeministrit Isa Mustafa, se procesi i marrjes së vërtetimeve nga ana e veteranëve të përmbyllet brenda dy apo tre muajve, është një lojë e radhës që mundohet t’i shmangë protestat e veteranëve.
Ai në facebook ka shkruar se Gjykatës Kushtetuese i kanë mbetur edhe 9 ditë për ta marrë vendimin lidhur me ndryshimet e fundit ndryshimet e fundit ku u kategorizuan veteranët.
Ja komenti i plotë i Qeriqit:
Në anën tjetër ministri i punës, në mbledhjen e qeverisë, u ankua se bajagi po na mungojnë dy punëtor që të punojnë në zyrën e veteranëve të UÇK-së, pranë qeverisë, për ti pajisur me vërtetime veteranët të cilët kanë nevojë për këta vërtetima.
Kjo lojë ka filluar plot katër vite edhe në vazhdimësi këta qeveritarë, janë deklaruar se procesi i verifikimit do të përmbyllet për dy apo tre muaj, mirëpo po bëhen gati katër vite e ky proces nuk po arrin asesi të përmbyllet. Deklarimi i sotshëm i qeverisë është një lojë e radhës, sa për të përfituar kohë në këto momente kur qeveria po përballet me shumë probleme të tjera, të cilat mund ta tensionojnë situatën dhe në këtë mënyrë po mundohet që ti shmangë protestat e veteranëve.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i cili, për shkeljen e procedurave, gjatë votimit në kuvend, rreth plotësim ndryshimeve të fundit ku u kategorizuan veteranët, në bazë të rregullores kjo gjykatë, duhet të kthej një përgjigje në një afat prej 60 ditëve, me gjasë kjo nuk do të ndodh, sepse kësaj gjykate nëse nuk gaboj i kanë mbetur edhe nëntë ditë për ta shqyrtuar këtë lëndë. Si duket Gjykata Kushtetuese, nuk do ta merr fare parasysh shqyrtimin e kësaj lënde. Në anën tjetër kemi shumë veteran të cilët nuk po arrijnë ta gëzojnë të drejtën e tyre ligjore në pension, shkaku i mungesës të një vërtetimi me të cilin duhet ta pajisë qeveria e republikës të Kosovës, po ashtu kemi edhe invalid të cilët në mungesë të një komisioni mjekësor, nuk mund ta gëzojnë pensionin. Një pjesë e madhe e tyre jetojn në gjendje të mjeruese, poashtu kemi raste të cilët kanë mbetur edhe të palëvizshëm dhe me gjendje të rënd shëndetësore dhe nuk e gëzojn asnjë cent nga shteti.
Në anën tjetër qeveria ,nxjerrë dhe ndryshon ligje, për ngritjen e pagave dhe të meditjeve për zyrtarët e qeverisë, këto ligje i përgatit në kohë rekorde, sepse janë të favorshme për ta, për këto ligje sigurohen mjetet pa asnjë problem dhe pengesë. Kjo lojë çfarë po bënë kjo qeveri është,marre por nuk kanë faj këta të fundit, sepse ne nuk kemi qenë unik asnjëherë dhe po luajnë me ne qysh po duan. Gjatë këtij viti kam marrë shumë ankesa nga shumë veteran të UÇK-së, për padrejtësitë që po ju bëhen, për gjendjen e rënd shëndetësorë dhe ekonomike, këto ankesa janë të përditshme, jam munduar të marrë informacione nëpër institucione se pse po u bëhet kjo padrejtësi ka qenë e pamundur të marrë informacione në këtë drejtim, nga qeveritarët, sepse kanë qenë të mbyllur në këtë drejtim.
Sa i përket anës time unë jam në krahun e luftëtarëve, çdo shqetësim i tyre është edhe i imi, jam i gatshëm që të vazhdojmë rrugën se kërkuari të drejtat ligjore të cilat na takojn, por i vetëm nuk mund ta bëjë, në shumë raste më ka munguar përkrahja fizike, mungesa e kësaj përkrahje, ka bërë që qeveria të ndihet rehat dhe të mos merret me problemet e veteranëve. Me Respekt!