Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, e ftuar në emisionin “Minuta e parë” në News24 me Ola Bruko, komentoi faktin që Parlamenti rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë KAYO.
Tabaku theksoi se hapi i radhës do të jetë dërgimi në Gjykatë Kushtetuese të çështjes. Ajo nënvizon se ka njoftuar të gjithë partnerët për këtë skandal.
Jorida Tabaku: Mazhoranca nuk do transparencë për KAYO-n, sepse do të fshehë skandalin. Ne kërkojmë transparencë për fondet e buxhetit të shtetit. Ata kanë marrë një provë që u shfaq në media dhe po verifikojnë nëse është autentike. Është e njëjta procedurë si me hetimin parlamentar me inceneratorët. Me rastin e inceneratorëve kishte një hetim që kishte nisur prej 1 viti. Në rastin e Kayo-s, nuk kemi një hetim të nisur. Roni Yeffet dhe kompanitë e tjera të përfshira nga Kajo, janë përzgjedhur pa garë. Duam të dimë se si janë justifikuar këta individë. Bëhet fjalë për sigurinë kombëtare dhe prandaj çështja është delikate.
Hapi i radhës është Gjykata Kushtetuese. Kam njoftuar gjithë partnerët për skandalin. Nuk ka pasur garë dhe kjo shkel dhe ligjet. Parlamenti bëhet mburojë për një tjetër aferë korruptive. Parlamenti po përdoret për të mbrojtur korrupsionin.
The post “Kushtetuesja do të vendosë për Kayo-n”, Tabaku: Do të denoncojmë në institucionet ndërkombëtare. Hetim parlamentar si me “Inceneratorët” appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



