
Gjykata Kushtetuese në ueb-faqen e saj publikoi mendimin e përbashkët “Amicus Curiae” (Këshillë miqësore) e Komisionit të Venecias dhe Drejtorisë së Përgjithshme për Demokraci dhe Dinjitet Njerëzor në Këshillin e Evropës lidhur me lëndën për përdorimin për Përdorimin e Gjuhëve. Dokumenti të cilin Alsat e zbardhi që në maj të vitit të kaluar, është i përkthyer në gjuhën maqedonase, por edhe në gjuhën shqipe, të cilin mund ta gjeni: KËTU.
Sipas dokumentit, Komisioni i Venecias duket se ka zbutur qëndrimin e tij në përgjigjet e dy pyetjeve që Gjykata Kushtetuese i kishte dërguar, në prag të seancës përgatitore për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve. Në draftin e përgjigjeve, thuhet se “asgjë nuk e pengon Shtetin të garantojë të drejta më të gjera gjuhësore në procedurat gjyqësore, me kusht që kjo të mos pengojë administrimin e duhur të drejtësisë. Por, nëse bëhet një zgjedhje e tillë, është edhe më thelbësore të sigurohen burime të mjaftueshme financiare që lejojnë zbatimin e dispozitave ligjore”. Pra, në një farë mënyrë, Venecia e lë këtë çështje në dorë të shtetit dhe financave të tij.
Raportimi i Alsat: Mbërrin mendimi i Komisionit të Venecias në lidhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve



