Kushtetuesja nuk e interpreton kërkesën e Thaçit për funksionalizimin e KQZ-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës në lidhje me Komisionin Qendror Zgjedhor, gjegjësisht se nga cilat grupet parlamentare duhet të emërohen anëtarët e KQZ-së, nga grupet parlamentare që kanë dalë nga subjektet politike që i kanë fituar zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës apo nga grupet parlamentare që krijohen pas konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kushtetuesja thotë se parashtruesi, presidenti Thaçi, kërkesën e tij për interpretim të nenit 139 (4) të Kushtetutës, e kishte mbështetur në nenin 84 (9), si dhe në nenin 112, paragrafi 1, të Kushtetutës.

Në lidhje me këtë, Gjykata sqaroi se Gjykata Kushtetuese, sipas nenit 113, paragrafi 1, të Kushtetutës ka juridiksion të vendosë vetëm për rastet e ngritura para saj në mënyrë ligjore nga pala e autorizuar.

Andaj, “Gjykata gjeti se çështjet e ngritura nga parashtruesi para Gjykatës nuk hyjnë në fushëveprimin e juridiksionit të Gjykatës Kushtetuese, siç përcaktohet me nenin 113. Rrjedhimisht, në pajtim me nenin 113, paragrafi 1, të Kushtetutës, Gjykata përfundoi se kërkesa është e papranueshme”.

Vendimi i plotë i Kushtetueses.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme