Gjykata Kushtetuese zbardh sot të plotë vendimin për Teatrin Kombëtar, ku mes të tjerash sqaron edhe faktin se pse shembja e godinës mbetet në fuqi.
Në vendim, Gjykata Kushtetuese thekson se për sa i përket shembjes, nuk është arritur kuorumi i nevojshëm ligjor, pasi qëndrimet e gjyqtareve janë ndarë, sa i takon juridiksionit të gjykatës në lidhje me këtë akt, ndaj dhe nuk është marrë një vendim nëse duhej shembur apo jo godina.
“Për kontrollin kushtetues të VKB-së nr. 50/2020 nuk u arrit kuorumi i nevojshëm ligjor , pasi qëndrimet e gjyqtarëve u ndanë, për sa i takon juridiksionit të Gjykatës në lidhje me këtë akt. Në këtë kuptim, Gjykata vëren se, sipas nenit 73, pika 4, të ligjit nr. 8577/2000, kur nuk formohet shumica prej 5 gjyqtarësh, kërkesa konsiderohet e rrëzuar. Për rrjedhojë, në kushtet kur nuk u arrit shumica e votave në lidhje me juridiksionin e Gjykatës për shqyrtimin e VKB-së së lartpërmendur, ky kërkim konsiderohet i rrëzuar pa u shqyrtuar bazueshmëria e tij”, thuhet në vendimin e gjykatës.
(BalkanWeb)