Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, lidhur me masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.
Berisha kishte kërkuar shfuqizimin e kësaj mase, ndërsa Kushtetuesja ka vendosur që çështja të rikthehet për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk nënkupton shfuqizimin automatik të masës së sigurisë, por rikthimin e çështjes për gjykim në instancën më të lartë të gjyqësorit.
The post Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, çështja rikthehet në Gjykatën e Lartë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.




