Kushtetuesja “rrëzon” Thaçin/ Gjykata pezullon vendimin e Presidentit për qeverinë

Gjykata Kushtetuese në Kosovë vendosi të pezullojë deri më 29 maj dekretin e presidentit Hashim Thaci per te caktuar Avdullah Hotin si kryeministër të ri të vendit. Rrjedhimisht, seanca për votimin e qeverisë Hoti nuk do të bëhet të shtunën. Kjo është konfirmuar edhe nga lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas mbledhjes së kryesisë së partise.

“Në qoftë se merret vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ne nuk do të lëvizim në Kuvend fare, por do ta presim që ajo ta marrë vendimin përfundimtar, ne nuk do ta shkelim asnjë rast as një procedurë të Gjykatës Kushtetuese.”

Ndërkohë, kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e koalicionit të ri, por do ta mbështesë gjatë votimit në Parlament. LDK-ja deri më tani ka nënshkruar marrëveshje për koalicionin qeverisës me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe Listën Serbe.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme