
Gjykata Kushtetuese e ka ndërprerë procedurën për pagat e gjyqtarëve, e cila u hap në dhjetor të vitit të kaluar, ndërkohë për pagat e prokurorëve nuk siguroi shumicë dhe lënda mbeti për ta votuar në ndonjërën nga seancat e radhës.
Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve aktualisht mbeten të njëjta. Ndërkohë Gjykata Kushtetuese ka hapur një lëndë për pagat e gjyqtarëve, të cilat janë ndryshuar në shkurt të këtij viti. Argumentet kryesore të gjyqtarëve ishin se për pagat vendos vet pushteti gjyqësor dhe jo ai ekzekutiv apo legjislativ./Alsat.mk



