Kushti i vetëm që duhet ta plotësojnë shqiptarët që duan të punësohen në Gjermani

Gjermania ka lehtësuar procedurat për marrjen e vizës së punësimit nga vendet e Ballkanit Perëndimor duke u bërë thirrje njerëzve që të tërhiqen nga kërkesa për azil dhe të regjistrohen për punë në ndonjë agjenci apo ndërmarrje.

Sipas “Die Welt”në Gjermani numri i vizave të punës për shqiptarë, boshnjakë dhe të tjerë nga Ballkani është rritur me 70% në tetë muajt e parë 2017.

Gazeta i kushton dy artikuj temës së punësimit të të huajve në Gjermani.

Ajo shkruan:

Një punë në Gjermani, shumë njerëz në vendet e Ballkanit Perëndimor e shohin këtë si të vetmen rrugëdalje nga papunësia në atdheun e tyre. Aplikantët pjesërisht duhet të presin një vit derisa Ambasadat Gjermane në vendet e tyre t’u lëshojnë vizën e punës. Megjithatë në tetë muajt e parë të vitit është rritur me 70% në 63.000 numri i vizave të punës të lëshuara nga Agjencia Federale e Punësimit.”

Një në tre viza pune për vendet e treta, sipas këtyre të dhënave, i ka është dhënë një aplikanti nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Lehtësimi i procedurave për njerëzit nga vende si Shqipëria, Kosova apo Bosnjë-Hercegovina është aplikuar që nga fillimi i vitit 2016.

Arsyeja është: se në kulmin e fluksit të refugjatëve në vitin 2015 vinin edhe shumë azilkërkues nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Autoritet gjermane ishin të papërgatitur nga ky fluks duke qenë të mbingarkuara me refugjatët nga Siria.

Meqenëse për të ardhurit nga Ballkani arsyeja e largimit nga atdheu ishte ekonomike, qeveria federale vendosi, një rregullore të re: aplikantët të kenë një ofertë konkrete pune nga Gjermania.

Kësisoj qysh nga viti 2016 kandidatë për punësim nga këto vende mund të aplikojnë për një vizë pune, përcjell DW.

Atyre nuk u kërkohet një kualifikim minimal apo pagë minimale, sikurse ndodh në rastin e së ashtuquajturës Blue Card, që është e parashikuar për specialistë.

Kryesisht vizat e punës janë lëshuar për punëtorë në degën e ndërtimit, por ka nevojë për krah pune edhe në sektorin e gastronomisë, të shërbimeve dhe të kujdestarisë për të moshuarit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme