Kuvend, debatohet për ministrat e ri të ASH-së

Në Kuvend po debatohet mbi dy propozimet për ministra nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës, Naim Bajrami për ministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Ilir Demiri për ministër të Shëndetësisë. Deputetët e opozitës kundërshtuan propozimet e kryeministrit teknik, Talat Xhaferi duke vlerësuar se manovrat politike që burojnë nga përçarjet brenda partiake në Qeveri teknike cenojnë stabilitetin e organit ekzekutiv i cili është i mandatuar për t’i organizuar zgjedhjet parlamentare të 8 majit. 37 deputet janë paraqitur për fjalë, ndërsa deri më tani vetëm 10 prej tyre kanë ushtruar të drejtën e fjalës. Seanca për zgjedhjen e tyre do të vazhdon pas seancës për miratimin e Ligjit për siguri në komunikacion. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme