Kreu i LSDM-së opozitare Venko Filipçe, në seancën e Këshillit Nacional për Eurointegrime theksoi që protokollet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe puna e Komisionit për Çështje Historike, janë temat që do të duhej të bisedoheshin në takimin e liderëve të partive në vend.
Filipçe paraprakisht kërkoi takim me qëllim që të punohet bashkë dhe të arrihet konsensus lidhur me zhbllokimin e rrugës evropiane pas vetos bullgare, respektivisht mosmiratimit të ndryshimeve kushtetuese.
Kërkesa e Filipçes u refuzua nga VMRO-DPMNE-ja.