Gazetar: Adrian Kerimi
Kuvendi miratoi numrin e nënkryetarëve.
Deputetët votuan për 5 nënkryetarë të ligjvënësit, por sa prej tyre do të emërohen, kjo pritet të mësohet në seancën e radhës.
Deri tani, marrëveshja paraprake siç njoftojnë burime brenda shumicës parlamentare nënkryetarët do t’i takojnë LSDM-së si parti më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE-së dhe partisë ZNAM.
Nuk dihet nëse një nga 5 nënkryetarët do t’i takojë edhe Frontit Evropian, i cili shumicën aktuale parlamentare e cilëson si jolegjitim. U votuan edhe trupat e përhershëm të Kuvendit. Nga 21 komisione, tre prej tyre do t’i takojnë opozitës.
Me Komisionin për Financa dhe Buxhet do të udhëheq deputet i LSDM-së, ndërsa me Komisionin për Mbikëqyrjen e Punës së Shërbimeve të Sigurisë mësohet se do të udhëheq ish kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi aktualisht deputet i Frontit Evropian.
Opozitës do t’i takojë edhe Komisioni i përhershëm anketues i lirive dhe të drejtave të njeriut.
Në seancën e sotme nuk ishte paraparë formimi i trupit Ad-hok për ndjekjen e përfaqësimit të drejtë, trup i ri që duhet formuar në kuadër të Kuvendit dhe të raportojë dy herë në vit për situatën me përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.
Formimi i këtij trupi ishte kusht që BDI-ja dhe disa deputetë brenda Frontit Evropian me përjashtim të krahut të Ziadin Selës të mbështesin Ligjin për Punën dhe Organizimin e Organeve të Administratës Shtetërore i cili javën e kaluar u miratua me shumicë prej 2/3 në Kuvend në një seancë të thirrur në orët e vona pas mesnate.
Me trupat punues në Kuvend, 10 prej tyre do t’i udhëheq VMRO-DPMNE-ja, 3 koalicioni VLEN, nga 3 BDI-ja dhe LSDM-ja dhe nga një komision E Majta dhe partia ZNAM. / Alsat.mk