Kuvend, përplasje për nëpunësit shqiptarë të larguar nga Stoillkoviqi

Gazetar: Zekirija Haxhiu

Në seancë për pyetje deputetësh të dedikuara për opozitën, koordinatorja e Frontit Evropian Rina Ajdari kërkoi nga Qeveria që t’u paguajë dëmshpërblim nëpunësve administrativë të cilët u kthyen në punë, pasi paraprakisht u përjashtuan nga Ministri i Sistemit Politik, Ivan Stoillkoviq. Ajdari akuzon koalicionin VLEN se nuk ka ndërmarrë asgjë në mbrojtje të nëpunësve shqiptarë.

“Ministri duhet ta dijë se shqiptarët kërkojnë hisen e tyre në pushtet dhe në shtet. Ky shtet nuk është ekskluzivitet i askujt e aq më pak i tij. Z.Sali pasi doli në pah që ministri i sistemit politik nuk ka pasur të drejtë të largojë nga puna shtatë administratorët shqiptarë, a do ti kërkoni llogari që të mbajë përgjegjësi për këtë veprim?”, deklaroi Rina Ajdari – Koordinatore e g.p Fronti Evropian.

Kjo çështje për zv.kryeministrin e parë Bekim Sali, juridikisht është temë e mbyllur pasi nëpunësit janë kthyer në punë. Inkurajon të gjithë punonjësit e tjerë që nëse ndjejnë mobing në vendet e tyre të punës, ta paraqesin në institucionet kompetente.

“E nderuar, Stoillkoviqin nuk e sollëm ne, e gjetëm në mesin tuaj. Ai vazhdon të jetë përfaqësues i grupit etnik të tyre kështu që temën e Stoillkoviqit e kemi absolvuar disa herë dhe për çështjen e qëndrimit në qeveri apo jo, janë tema politike e besoj se nuk duhet ti trajtojmë sot me ju këtu”, u përgjigj Bekim Sali – Zv.kryeministër i parë.

Ajdari pati vërejtje edhe për Drejtorinë e të Ardhurave Publike për detyrimin për të paguar tatime shtesë personale pasi paraprakisht kishin punuar apo kanë pranuar para nga jashtë. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme