Kuvend/ Shabani e Sulejmani, zgjidhen zv.ministra

Kuvendi, me 71 vota “për” dhe 11 “kundër”, zgjodhi Admir Shabanin si zëvendësministër të Mbrojtjes, dhe Driton Sulejmanin si zëvendësministër të Arsimit dhe Shkencës.

Kryeministri, Hristijan Mickoski, duke shpjeguar propozimet, theksoi se zgjedhja e dy zëvendësministrave nuk është vetëm një vendim kadrovik, por edhe pjesë e procesit më të gjerë të forcimit të institucioneve, rikthimit të besimit në shtet dhe ndërtimit të një sistemi që funksionon në interes të qytetarëve.

Shabani vjen nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, kurse Sulejmani vjen nga pozita e zëdhënësit të VLEN-it.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme