Kuvendi dështoi keq, synonte 130 ligje e miratoi veç 24

Vetëm 18 përqind ka arritur të plotësohet agjenda legjislative e nga 130 ligje të parapara, janë miratuar vetëm 24 prej tyre.

Maji duket se do të përmbyllet me vetëm 3 seanca të mbajtura, derisa vetë kreu i Kuvendit e deputetë kanë thënë se kjo është legjislatura që ka kaluar më së shumti orë në Kuvend, raporton KTV.

Por, pavarësisht kësaj, deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu e pranon se shumica seancave kanë përfunduar pa rezultate, duke lënë anash shumë tema me interes për vendin.

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, thotë se ende nuk kanë njoftim zyrtar se kur do të vazhdojë seanca që ishte shtyrë vetëm me një njoftim.

Artan Murati nga KDI-ja thotë se pak ka rëndësi prania e deputetëve kur seancat përfundojnë pa rezultate, meqë në mungesë votash, kanë dështuar të kalojnë shumë ligje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme