Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë seancën e 61-të, në rend të ditës së cilës është, ndër të tjera edhe propozim-vendimi për ndryshimin e Vendimit për zgjedhje të shefit, anëtarëve dhe anëtareve zëvendësve të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
– Advertisements –
Ndërkohë në fillim të javës VMRO-DPMNE dhe Koalicioni në Kuvend kanë dorëzuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Qeverinë me qëllim të shlyerjes së qeverisë teknik apo e njohur si Qeveria e Przhinos. Më pas ata theksuan se presin që ky propozim të futet në rend dite të seancës së sotme. Partitë në pushtet në Kuvend pajtohen që “Qeveria e Përhinos” të shfuqizohet, por kjo të bëhet me konsensus të partive më të mëdha politike në vend.