Mes pakënaqësive dhe përplasjeve paraprake, Kuvendi votoi Meri Dika Georgievskën si gjykatëse të re në Kushtetuese. Emri i saj në Kuvend erdhi si propozim i Këshillit Gjyqësor. Gjykata Kushtetuese tani do të funksionojë me vetëm një gjykatës më pak pasi kohë më parë dha dorëheqje gjykatësi Goce Naumovski. Gjithashtu në janar të vitit të ardhshëm, u skadon mandati edhe dy gjykatësve të tjerë, Osman Kadriu dhe Darko Kostadinovski, i cili njëherësh është edhe kryetar i Gjykatës. Në Kuvend gjithsej u zhvilluan 3 seanca ndërsa deputetët akuzuan kreun e Kuvendit Afrim Gashi për shkelje të Rregullores duke mos thirrur seancat në kohë. Gjithashtu me kërkesë dhe presion të opozitës, nga rendi i ditës u tërhoq ligji për realizimin e projektit Shkupi – Qendër evropiane e Kulturës. Ligji u kontestua nga partitë politike, Komisioni Antikorrupsion dhe shoqata qytetare të cilat akuzuan se lë hapësirë për korrupsion./Alsat.mk.
The post Kuvendi emëron Meri Dika Georgievskën gjykatëse të re në Kushtetuese appeared first on Alsat.



