Kuvendi i Kosovës ka votuar pro rezolutës për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë.
Për miratimin e kësaj rezolute kanë votuar 89 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Këtë rezolutë e ka propozuar Qeveria dhe atë e kanë përkrahur të gjitha grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës.
Gjatë diskutimit lidhur me ktë rezolutë, Lista Serbe e ka braktisur sallën e Kuvendit.