Kuvendi i Kosovës në mbështetje të Ukrainës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me mesazhin “Ne jemi me Ukrainën”, kanë nisur një seancë, në të cilën po dënohet agresioni rus në Ukrainë.

Në rend dite, deputetet kanë vendosur “Rezolutën në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj në rezistencë ndaj agresionit rus”.

Kuvendi i Kosovës e ka dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se ‘populli i Kosovës qëndron përkrah popullit të Ukrainës’.

Deputetët kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave të luftës në Ukrainë.

Më 24 shkurt, forcat ushtarake të Federatës Ruse kanë nisur pushtimin e Ukrainës.

Shteti rus kundërshton integrimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Perëndimi i ka dënuar ashpër veprimet e Rusisë, duke i cilësuar si shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës

Rusisë i janë vendosur një sërë sanksionesh nga shtetet perëndimore.

Sanksione ndaj Rusisë më 25 shkurt ka vendosur edhe Kosova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme