Kuvendi i Shqipërisë rrëzon 5 dekretet e Metës, lihen në fuqi kontratat koncesionare

Ashtu siç pritej, mazhoranca në komisionet parlamentare rrëzoi pesë dekretet e Presidentit të Republikës, tre prej te cilave lidhen me ligjin dhe kontratat koncesionere dhe dy të tjera për çështjet e pronësise.

Deputetet në komsionin ekonomisë I kanë gjetur të pabazuara shqetësimet e kreut të shtetit, duke lënë në fuqi afatin 1 tetor kur nuk do të jepen më koncesione me propozim të pakërkuar.

Paralelisht edhe për dy kontratat koncesionare, ato të ndërtimit të rrugës Milot Balldren si dhe Orikum- Dukat, dy projekte shumë të debatuara për kostot e tyre, komisioni I ekonomisë vendosi t’ia kalojë sërish parlementit për miratim pa asnjë ndryshim.

Përfaqësuesi i Presidencës, Bledar Dervishaj përforcoi qëndrimin e tij se këto dy projekte rrezikojnë buxhetin e shtetit për shka të kosotove të paparashikuara, ndërsa ngriti shqetësimin se minsitria e infrastrukturës si autoriteti kontraktor I dy kontratave ka refuzuar të japë informacionet e kërkuara nga Presidenti i Republikës;

Pavaresisht këtij shqetësimi numri dy I Ministrisë së Infrastrukturës I pranishëm në komsion nuk dha asnjë sqarim për këtë mungesë komunikimi mes dy insitucioneve.

Deputetja Blerina Gjylameti argumentoi se procedurat e dy projekteve rrugore janë bërë sipas ligjeve në fuqi.

Mazhoranca la në fuqi edhe dy nismat ligjore që lidhen me pronat shtetërore që bëhën pengesë për zhvillimin e investimeve në zona të caktuara, duke I dhënë përparësi investitorit/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme