Kuvendi kërkon formimin e Ushtrisë

Deputetët e të gjitha grupeve parlamentare, me përjashtim të Listës Serbe, e kanë vlerësuar si shumë të nevojshëm formimin e Ushtrisë së Kosovës. Pas një debati të gjatë është votuar një rezolutë dypikëshe ku kërkohet që Qeveria sa më parë të sjellë në Kuvend strategjinë për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura

Gjashtë grupet parlamentare në Kuvendin e Kosovës, me rreth 110 deputetë, u deklaruan se Kosova duhet ta formojë ushtrinë e saj. Por pengesë për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura është vlerësuar mungesa e mbështetjes së Listës Serbe për ndryshimet kushtetuese. Prandaj pjesa më e madhe e deputetëve thonë se Kosova nuk mund të mbetet peng i një subjekti politik, kështu sipas deputetëve të opozitës dhe një pjese të madhe të koalicionit qeverisës, nëse Lista Serbe nuk pranon që ta transformojë FSK-në në FAK, atëherë FSK-së duhet t’i ndryshohet mandati përmes ndryshimit të ligjit.

Ndërsa kryeministri, Isa Mustafa, ka thënë ndërkombëtarët kërkojnë formimin e Ushtrisë përmes ndryshimeve kushtetuese, megjithatë as Mustafa nuk e ka përjashtuar mundësinë që të bëhet vetëm ndryshimi i ligjit

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme