Dhe derisa është pritur ky rekomandim, një delegacion i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli kishte realizuar vizita në disa nga qendrat kryesore vendimmarrëse të BE-së.
Kjo agjendë lobimi, pozitë dhe opozitë ka gjasa të vazhdojë edhe pas rekomandimit, me qëllim që të kërkohet hyrja në fuqi e tij sa më shpejt.
Deri më tani, ky delegacion ka qenë në Paris, Hagë, Strasburg, Bruksel dhe Vjenë.
Nga këto takime që janë realizuar është kërkuar që sa më shpejt të hyjë në fuqi vendimi për heqje të vizave dhe është dhënë garanca se Kosova do të vazhdojë më reformat e veta në sundim të ligjit dhe ato që lidhen me integrimet evropiane.