Kuvendi nuk i miraton Rezolutat e VV-së

  • Sakte.net / E marte , 11 Tetor 2016 –  14:20

Propozim-rezolutat e Vetëvendosjes për kodin telefonik shtetëror të Kosovës dhe për gjendjen në veri të vendit nuk u miratuan në Kuvend.

 Në seancën e sotme, Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar dy rezolutat e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje.

Me 29 vota për, 37 kundër dhe 6 abstenime, Kuvendi nuk e votoi rezolutën e VV-së për kodin telefonik shtetëror të Kosovës.

Në interpelancën e thirrur nga Vetëvendosje për kodin telefonik shtetëror, shefi i Qeverisë, Isa Mustafa, më 29 shtator tha se Kosova do ta ketë kodin e saj telefonik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme