Shumica parlamentare nuk ka mbështetur propozim-Ligjin për amnisti ndaj personave të dënuar në ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017. Propozimi i opozitës maqedonase VMRO-DPMNE nuk gjeti mbështetje as për sjelljen e nevojës së ligjit. Opozita këtë veprim të shumicës e vlerësoi si akt i cili shtetin e bën të njohur për burgosje me motive politike.