Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, në një konferencë për media tha se ndonëse nuk pati kuorum kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli prapëseprapë e ka caktuar seancën për datë 18.02.2018 në orën 18:00. “Sapo ndodhi edhe një shkelje e radhës. Në mungesë të kuorumit, u vendos që të mbahet me datë 18, në orën 18:00. Kadri Veseli vendosi arbitrarisht për këtë”, tha Haxhiu. Në këtë seancë në pikë e rendit të ditës do të jetë vetëm “Miratimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi”. Në mbledhjen e Kryesisë morën pjesë përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së, AAK-së, Vetëvensosjes edhe Nismës, por jo edhe ata të Listës serbe. Seanca është thirrur me kërkesë të presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj të cilët kanë kërkuar që në pajtim me Kushtetutën të mbahet seanca e jashtëzakonshme.