Kuvendi sot do të mbajë seancën e parë për vitin 2024

Deputetët e Kuvendit të RMV-së do të mbajnë sot seancën e parë për këtë vit. Në rendin e ditës të seancës së 138-të janë më shumë se njëzet pika, kryesisht ligje me procedurë të shkurtuar.

Deputetët duhet të shqyrtojnë ndryshimet në Ligjin për Avokatin e Shtetit, ndryshimet në Ligjin për sportin, Projektligjin për zhvillimin dhe aftësimin profesional të zyrtarëve administrativë, Projektligjin për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve informative dhe transformimin dixhital, Projektligjin për nëpunësit administrativë, Projektligji për punonjësit në sektorin publik, ndryshimet dhe plotësimet në ligjin për menaxhimin elektronik dhe shërbimet elektronike, Projektligji për peshkim dhe akuakulturën, të gjitha me procedurë të shkurtuar.

Në këtë seancë të 138-të, në lexim të parë janë Projektligji për të drejtat e fëmijëve, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve dhe ndryshimin e Ligjit për menaxhimin e mbeturinave…/MIA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme