Kuvendi thërret seancë të jashtëzakonshme për nesër

Kuvendi i Kosovës ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për ditën e nesërme, me rastin e përjashtimit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lart (EQAR).

Sipas një njoftimi zyrtar të lëshuar nga Kuvendi i Kosovës, kjo seancë është planifikuar të mbahet nga ora 11:00.

Njoftimi i publikuar në faqen e Kuvendit

Ndryshe, sot ministi i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Shyqyri Bytyqi, ishte ftuar për të raportuar para Komisionit Parlamentar për arsim lidhur me vendimin e EQAR, mirëpo ky takim nuk është mbajtur.

Nga Administrata e Kuvendit iu është thënë gazetarëve se ministri nuk do të jetë prezent. Kurse në sallën ku ishte paralajmëruar mbledhje nuk ka ardhur asnjë anëtar i komisionit.

Ministri, Shyqiri Bytyqi, më 25 shtator të vitit të kaluar, me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj, e ka shkarkuar Këshillin Shtetëror të Cilësisë (që njihet si Bordi i Agjencisë së Akreditimit), si dhe ushtruesen e detyrës së drejtorit të Agjencisë për Akreditim, me arsyetimin se procesi i akreditimit është përcjellë me shumë “parregullsi”./Gazeta Blic/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme