Kuvendi u çbllokua nga zgjedhja e një antishqiptari të zëshëm që sulmoi edhe eurokomisarin Hann!

Ilija Dimovski nga OBRM-PDUKM-ja do të jetë kryetar i Komisionit për çështje zgjedhore dhe emërime.

Me këtë rast është çbllokuar procesi për vazhdimin e seancës konstituive të kuvendit të Maqedonisë, që tashmë është caktuar të vazhdojë të enjten.

LSDM-ja u tërhoq nga kërkesa e saj që kryetar i komisionit të jetë nga shumica parlamentare, me çka është plotësuar kërkesa e OBRM-PDUKM-së që kryetari të jetë nga partia që ka më shumë deputet në kuvend.

Ditë më parë, Ilija Dimovski sulmoi ashpër komisarin për zgjerim dhe politik fqinjësore Johanes Hahn. Dimovski në rrjetin social facebook.

Ja dhe postimi i tij i plotë:

Zotëri Hahn, vetëm dhjetë ditë më parë në Shkup publikisht thatë se nuk do të përziheni, ndërsa tani publikoni në twitter se Presidenti Ivanov duhet të ja jep mandatin atij apo këtij.

A nuk është kjo përzierje?

Tani më që keni vendosur që Presidentit të Maqedonisë, i zgjedhur nga qytetarët, t’i tregoni se çfarë të bëj me mandatin, është mirë të tregoni se çfarë mendoni për propozimin  në vend 67, Qeveria e ardhshme të ketë përkrahje prej 100, por pa ridefinimin e shtetit, pa dygjuhësi në tërë territorin, pa binacionalitet, ndërsa me rruajtjet të unitaritetit, emrit dhe identitetit maqedonas?

Thoshit se duhet përkrahje më e gjërë për Qeverinë, ja ku është.

Nëse njëherë e shkelët premtimin se nuk do të përziheni, urdhëroni edhe një herë, përgjigjuni.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme