Kuvendit i dorëzohet zyrtarisht raporti i plotë për Demarkacionin

Qeveria e Kosovës ditë e hënë e ka proceduar në Kuvend raportin për Demarkacioni me Malin e Zi.

Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi e ka konfirmuar për lajmin se është pranuar raporti i plotë rreth kësaj çështje.

Pas kësaj, pritet të mblidhet Kryesia dhe të vendoset për mbajtjen e një seance ku do të votohet pro ose kundër ratifikimit të kësaj marrëveshje.

Vlen të theksohet se koalicioni qeverisës nuk i ka numrat për ratifikimin e versionit aktual të demarkacionit.

Kundërshtime ndaj këtij versioni kanë paralajmëruar edhe partitë opozitare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme