Kuzeska: “Karteli në prokurimet publike” është skandal i ri me kompanitë e lidhura me ministren Bozhinovska

“Kartel energjetik në prokurim publik” është skandal i ri me kompanitë që janë të lidhura me ministren e Energjetikës Sanja Bozhinovska akuzon LSDM-ja, shkruan Alsat.

Sipas zëdhënës se partisë, Bogdanka Kuzeska kompanitë “kanë formuar kartel energjetik për të diktuar çmimin e importit të energjisë elektrike në tenderin e ELEM-it në vitin 2012 dhe për të përfituar”.

Opozita akuzoi gjithashtu se te disa nga këto kompani që kanë krijuar “kartel gjatë prokurimit publik” është zbuluar edhe evazion fiskal prej 1.8 milionë eurove.

“Kompanitë, disa prej të cilave janë të lidhura me Bozhinovskën, kanë formuar kartel energjetik me qëllim që të diktojnë çmimin e importit të energjisë elektrike në tenderin e ELEM-it të zhvilluar në vitin 2012 dhe të përfitojnë. Dhe vini re, nuk ka ndodhur një herë, ka pasur 11 shkelje, 11 herë. A është kjo normale? Sigurisht që nuk është. Për disa nga këto kompani që kanë hyrë në kartel, Drejtoria e Doganave ka zbuluar evazion fiskal në vlerë prej 1.8 milionë euro. Kjo skemë të respektuar, është skemë e stilit të VMRO-së në politikë, si në film me mafiozë, me kartele, vetëm se në vend të mëhallave, ka Pallat të bardhë. Skandali me borxhin e Bozhinovskës ende nuk është mbyllur dhe shohim se ka kartel të ri dhe keqpërdorime”, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme