Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, sonte në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat shprehu pritjen që rekonstruktimi i Qeverisë të përfundojë deri në mes të janarit, duke shtuar se në marrëveshjen me partnerin e tyre të koalicionit, Alternativën, nuk e kanë problem ta zbatojnë shpërndarjen e dakorduar.
“Ajo që është e rëndësishme është se Alternativa ka treguar gatishmëri dhe përgjegjësi për të marrë përgjegjësi duke udhëhequr disa nga institucionet në kohë kur po përballemi me shumë sfida, si kriza energjetike, situata me pandeminë”, ka thënë Kuzeska.