Gjatë konferencës së Presidentit të vendit, Hashim Thaçi, jashtë oborrit të Kuvendit të Kosovës është arrestuar aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Veron Hasani.Hasani ishte duke ecur me dy miq të tij jashtë oborrit të Kuvendit dhe kishte thirrur drejt Thaçit “Hajn, Hajn”. Aktivisti tjetër i LVV-së, Fitim Pacolli, i cili ishte i shoqëruar me Hasanin tha para mediave se miku i tij ishte arrestuar dhe rrahur nga policia pasi kishte shprehur mendimin e tij si qytetar. Shumë qytetarë të Kosovës, por edhe shqiptarë jashtë Kosovës, Veronin po e quajnë hero, deri sa presidenti Thaçi ka deklaruar se nuk do të tolerohen aktivistët e VV-së.