Diplomati Nicholas Abbott është emëruar ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë.
Ai do ta pasojë në këtë detyrë diplomatin e zëshëm britanik Ruairí O’Connell, i cili sot përfundoi mandatin e tij disa vjeçar në Kosovë.
Nicholas Abbott, është diplomat me përvojë dhe i aftë.
OConnell me rastin e largimit i ka lutur kosovarët që diplomatit të ri t
i dhe familjës së tij t`i ofrojnë mirëseardhjen e ngrohtë dhe miqësinë që ia falën atij.
“Jam i sigurt se së shpejti do të bëheni miq të ngushtë”, ka porositur O’Connell.
Abbott do ta nis detyrën në fillim të shtatorit.
Britania e Madhe është ndër shtetet kryesore mike të Kosovës e cila ka luajtur rol vendimtar në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.