Pas daljes në dritë të skandalit me poezitë ofenduese që përmbanin mesazhe seksiste dhe albanofobike, është gjetur edhe autori i vërtetë i poezive, edhe pse në poezi nuk shkruan emri i tij.
Bëhet fjalë për Aleksandar Blazeski, matematicient i cili e ka përdorur emrin e Daniel Piljakovski për të shkruar poezinë. Për shkak të moshës së Blazeskit (40 vjeç) ai ka përdorur identitetin e Piljakovski që është 29 vjeç që të publikojë poezinë në librin e mbështetur nga Agjencia për rini dhe sport (ARS).
Autori i vërtetë i poezive seksiste dhe alanofobe, Blazeski, ka thënë për ”Nezavisen Vesnik” se rri pas çdo shkronje të poezisë. ”Shkruaj këngë dhe poezi. I thash Danielit që të aplikoj në emër të tij pasi unë kam 40 vjeç. Doja që poezitë e mija të publikoheshin dhe të dalin në pah. Nëse ka ndonjë pasojë ligjore jam i gatshëm të rri pas fjalëve dhe e marr të gjithë përgjegjësinë”
Përndryshe, libri në fjalë u largua nga tregu dhe i njejti do të përmirësohet, tha drejtori i ARS-së, Darko Kaevsi. /Telegrafi