Ky është buxheti i Komunës së Prishtinës për vitin 2018

Ekzekutivi aktual i Komunës së Prishtinës pret të dërgojë në Asamblenë Komunale Buxhetin për vitin 2018 dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore për periudhën 2018-2020.

 

Më 29 shtator do të jetë mbledhja e pestë dhe e fundit që do ta mbajë Asambleja e Komunës së Prishtinës.

Ekzekutivi komunal, në krye me Shpend Ahmetin, në këtë mbledhje do ta dërgojë  buxhetin për vitin 2018. Buxheti mëton të jetë më i madh së në këtë vit, ose fiks 71,222,581 euro, shkruan Lajmi.net.

Rritja e buxhetit për vitin 2018 ka ardhur si rezultat i rritjes së grandeve nga ana e Qeverisë dhe një planifikimi më të madh të të hyrave vetjake. Përplasja në mes pozitës dhe opozitës në Kuvend pritet të vijë te planifikimi i të hyrave, pasi që opozita nuk ishte pajtuar as në vitin e kaluar kur ekzekutivi kishte planifikuar të hyra më të mëdha sesa mundësitë reale, dhe ekzekutivi i kishte tërhequr ato. Por, s kush pa pasur te rrjete duhet pritur deri më 31 dhjetor, kur edhe mbaron viti fiskal.

Megjithëkëtë, në planin e buxhetit që e posedon Lajmi.net, thuhet se “Në vitin 2017 Prishtina ka pasur një buxhet të miratuar në vlerë prej 62,023, 630 euro. Në vitin 2018, buxheti është planifikuar të jetë 71, 222, 581 euro. Parashikimet e hershme për vitin 2019 dhe 2020 janë menduar që të jenë: për vitin 2019, në vlerë prej 75, 398, 725 euro dhe për 2020 në vlerë prej 80, 290, 241 euro”.

Burimet e financimit për Komunën e Prishtinës janë grandi i përgjithshëm, grandi specifik për arsim, grandi specifik për shëndetësi, si dhe të hyrat vetjake të komunës.

Grandi i përgjithshëm i ndarë për Komunën e Prishtinës për vitin 2017 është në vlerë prej 14,641,922 euro, ndërsa parashikimi për këtë grand për vitin 2018 është 17,094,462 euro, për vitin 2019 është 18,775,102 euro dhe për vitin 2020 është 21,219,984 euro.

Grandi specifik për arsim, sipas LFPL-së, bazohet në qasjen me sistem të hapur të financimit, duke marrë parasysh kriteret dhe parametrat në formulën shtetërore të arsimit nga MASHT-i përfshirë politikat e arsimit parauniversitar për vitin 2018. Grandi specifik për arsim i ndarë për Komunën e Prishtinës për vitin 2018 është në vlerë prej 18,646,682 euro, ndërsa parashikimet e hershme për këtë grand për vitin 2019 është në vlerë prej 19,523,076 euro, dhe për vitin 2020 është në vlerë prej 20,596,846 euro.

Grandi specifik për shëndetësi dhe përcaktimi i shumës së këtij grandi bazohet në një qasje me sistem të hapur të financimit në përputhje me LFPL. Propozim-granti specifik për shëndetësi primare për vitin 2018 nga Ministria e Shëndetësisë është bazuar në formulën për kokë banori – numrit të vizitave shëndetësore X kostoja mesatare për vizitë, dhe numrit të shërbimeve X kostoja mesatare për shërbime.

Grandi specifik për shëndetësi i ndarë për Komunën e Prishtinës për vitin 2018 është në vlerë prej 5,418,599 euro, ndërsa parashikimet e hershme për këtë grand për vitin 2019 janë: 5,960,459 euro dhe për vitin 2020 janë 6,735,318 Euro.

Planifikimi shpenzimeve për tre vitet e ardhshme është i paraqitur në tabelën e mëposhtme, ku mund të vërehet se shumat më të mëdha të buxhetit janë të orientuara si cdo herë në investime kapitale dhe në paga dhe mëditje.

Madje, në krahasim me vitet paraprake, vlerësimi për buxhetin për paga dhe mëditje për vitin 2018 është më i lartë. Kjo, sipas Komunës për shkak të përfshirjes së buxhetit shtesë për përvojë të punës.

Po sipas Komunës, buxheti për mallra dhe shërbime është i reduktuar në kufij jo-realë të përcaktuar nga Ministria e Financave.

“Buxheti për shpenzime komunale është gjithashtu në kufij jo-real dhe nuk përfshin vlerësimet për zgjerimin e rrjetit të ndriçimit publik, por edhe rritjen e çmimit të rrymës. Buxheti për subvencione dhe transfereve është zvogëluar nga Ministria e Financave pa asnjë analizë dhe pa kurrfarë konsultimi me Komunën e Prishtinës. Ndërsa buxheti për shpenzime kapitale është rritur ndjeshëm në krahasim me vitin 2017”, thuhet në raport.

Planifikimi për të hyrat vetjake të komunës së Prishtinës për vitin 2018 është 29,574,132 euro, parashikimi i hershëm për vitin 2019 është 30,656,113 euro dhe për vitin 2020 është 31,738,093 euro.

Të hyrat vetjake të planifikuara për vitin 2018 do të arkëtohen kryesisht nga taksa për leje ndërtimi, nga tatimi në pronën e paluajtshme dhe nga legalizimi i ndërtimeve pa leje dhe nga menaxhimi i mbeturinave. Burime sekondare te të hyrave do të jenë gjithashtu edhe të hyrat nga parkingu, shpronësimet e tokave komunale dhe taksa për shfrytëzimin i sipërfaqeve publike. Vlerësimet e mbështetjes së pritur të donatorëve dhe agjencive qeveritare ndërkombëtare, përfshirë bashkëfinancimin e mundshme, janë përfshirë në kuadër të të hyrave nga participimet dhe donacionet.

Në tabelën në vijim prezantohet planifikimi i komunës së Prishtinës për të hyrat vetjake për vitin 2018.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme