Ky është çifti i punonjësve të ambasadës izraelite që u vra në Washington! Autori thirri: Palestina e lirë

Ambasada e Izraelit në SHBA ka publikuar foton e çiftit të qëlluar për vdekje në Uashington të mërkurën në mbrëmje (21.05.). Ata janë  Yaron dhe Sarah, (Emrat e plotë  sipas medias izraelite janë: Yaron Lischinsky dhe Sarah Milgram)

Ata u qëlluan për vdekje “nga një terrorist teksa po dilnin nga një aktivitet në Muzeun Hebre të Kryeqytetit në Washington DC”.

 Ndërkohë në media ndërkombëtare është publikuar dhe videoja e autorit të vrasjes të arrestuar, i cili thërret “Palestina e lirë”

Autori është identifikuar si Elias Rodriguez, 30 vjeç nga Chicago.

I arrestuari për vrasjen para të shtënave u pa duke ecur përpara muzeut  dhe gjithashtu u përpoq të hynte në muze më pas por atje ai u ndalua nga punonjësit e sigurisë së muzeut.

 Presidenti i Izraelit,  Yitzhak Herzog u shpreh i tronditur pas vrasjes. “Jam i tronditur nga pamjet nga Uashington, DC. Ky është një akt i neveritshëm urrejtjeje dhe antisemitizmi që mori jetën e dy punonjësve të rinj të ambasadës izraelite,” tha Herzog në një deklaratë. Ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon e quajti atë një “akt të urryer të terrorizmit antisemitist”. “Ne kemi besim se autoritetet amerikane do të marrin masa të rrepta ndaj atyre që janë përgjegjës për këtë akt kriminal”, shkroi Danon në një postim në X.

Incidenti vdekjeprurës ndodhi në sfondin e luftës midis Izraelit dhe militantëve islamistë të Hamasit në Rripin e Gazës.  Izraeli është nën kritika të forta ndërkombëtare për veprimet e tij ushtarake në Gaza dhe situatën katastrofike humanitare për popullsinë në zonën bregdetare kryesisht të shkatërruar.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme