Ky është Fiat Cronos

Gjatë këtij viti, kompania e njohur italiane Fiat ka prezantuar modelin e ri Argo në version Hatchback me pesë dyer ndërsa tani ajo përgatitur edhe versionin Sedan të quajtur Cronos.

Shitja e Cronosit në Amerikën Jugore pritet të fillojë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, transmeton Koha.net. Fiat Cronos do të jetë rival i drejtpërdrejtë i Volkswagen Virtus (Polo Sedan).

Sedani Cronos, me emrin kodues X6S, do të zëvendësojë dy modele të Fiatit – Linea dhe Grand Siena.

Image

Pjesa e përparme e tij i ngjan shumë Argo Hatchbackut, por pjesa e pasme ka pësuar shumë ndryshime. Kapaciteti i bagazhit të Fiat Cronos është 500 litra. Po ashtu, boshti i rrotave është zgjatur në 2.6 metra (8 centimetra më shumë nga Argo), ndërsa pesha e versionit bazë është rreth 1200 kilogramë.

Sa i përket motorit, përmenden motori 1.3-litër me kapacitet prej 109 kuajfuqi dhe 1.8-litër me 139 kuajfuqi, ndërsa sa i përket marshit përmenden marshi manual me 5 shpejtësi, GSR me pesë shpejtësi dhe automatik me 6 shpejtësi.

Cronos do të prodhohet në fabrikën e Fiatit “Cordoba” në Argjentinë.

© KOHA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme