Ky është i dyshuari për vrasjen e 36 vjeçarit në Lipjan (FOTO)

Muhamet Osmani nga Mitrovica ka mbetur i vrarë sot në orët e hershme të mëngjesit në një restorant që ndodhet në udhëkryqin Lipjan-Janjevë. 36-vjeçari nuk ka arritur t’i përballojë plagët e marra nga revolja e tipit TT.

Insajderi nga burimet e saj ka mësuar se Osmani është vrarë nga miku i tij, Ylber Zekolli i cili vazhdon të gjendet në arrati.

Rasti ka ndodhur për shkak të një konfliktit që Zekolli besohet ta ketë pasur me disa persona të tjerë. Zekolli kishte shtënë me armë zjarri, ku besohet se gabimisht ka qëlluar mikun e tij, Muhamet Osmani.

“Muhamet Osmani ka qenë i shoqëruar në restorant me Ylber Zekollin, i cili gjatë ndejës ka pasur problem me disa persona aty. Ai ka shtënë në drejtim të tyre, ku nga të shtënat i plagosur ka mbetur miku i tij, Muhameti”, ka thënë një burim për Insajderin.

Sipas njoftimit të policisë, Osmani ka ndërruar jetë në ora 4:00 të mëngjesit pasi nuk kishte mundur t’i përballojë plagët e marra një orë më herët.

Gjithashtu, policia ka bërë të ditur se shtëpia e të dyshuarit është kontrolluar dhe janë konfiskuar dy armë, një pushke e tipit M48, e cila ishte me leje dhe revolja e cila dyshohet se është përdorur gjatë kësaj vrasjeje, e tipit TT./Insajderi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme