Ky është kosovari që dyshohet që bashkë me serbët, ka kryer masakra në Skenderaj (Foto)

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, i cili është shqiptar me vendbanim në Beograd.

Kjo aktakuzë ka të bëjë me Masakrën e Izbicës së Komunës së Skenderajt e cila ka ndodhur me 28 mars të vitit 1999.

Bëhet fjalë për Muhamet Alidemaj, i cili jetonte në Zemun te Beogradit dhe për 22 vjet ishte llogaritur si i i zhdukur dhe është arrestuar me 30 mars të vitit të kaluarImage

Familja e të dyshuarit jetonte në Kerrninë të Istogut, në një lagje ku më parë jetonin serbët.

E bashkëfshatarët e tij, me 31 mars të vitit 2021, i kishin thënë Klan Kosovës se Muhametin e kishin ditur për të humbur në luftë.

Alidemaj u ndalua si i dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Izbicës ku u vranë 147 civilë shqiptarë.

Ndryshe, masakra në Izbicë hyn në radhën e krimeve më të rënda të Serbisë, ku vrasja masive dhe varrimi i trupave, u bënë të njohura përmes pamjeve satelitore.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme