Edhe një tjetër kosovar është vrarë në zonën e konfliktit në Siri.
I vrar në Siri ka mbetur 23 vjeçari, Rron Emini i cili dikur jetonte në Prishtinë në lagjen ‘Ulpiana’.
Ai para tri vitesh iu kishte bashkuar organizatës terroriste ISIS.
Të afërm të tij, kanë publikuar fotografi nëpër rrjete sociale duke njoftuar për vdekjen e tij.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri më herët për lajmi.net tha se deri më tani kanë informacione vetëm për vrasjen e tij dhe jo ndonjë detaj shtesë.
“Kemi informacion që një kosovar, i cili ishte pjesë e grupit ‘Al-Nusra’, Rron Emini është vrarë gjatë luftimeve në Siri. Deri me tani këto informacione i kemi ne si autoritete të Kosovës”, ka thënë Tahiri.