Ky është kushti i LVV-së dhe LAA-së, për ta votuar kandidatin e PAN-it për kryeparlamentar

Lëvizja “Vetëvendosje” dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa (LAA) thonë se mund ta përkrahin një kandidat të koalicionit PAN për kryeparlamentar nëse ai është unifikues.

Kadri Veseli dje është deklaruar se është i gatshëm ta lirojë vendin e tij prej kryeparlamentari me kusht që “Vetëvendosja” të zotohet publikisht se do ta votojë Qeverinë në krye me Ramush Haradinajn.

“Unë i ftoj publikisht që nesër, të dalin dhe të zotohen publikisht se votojnë një kandidat tjetër nga PDK-ja, si dhe në të njëjtën ditë ta votojnë Qeverinë në krye me kryeministrin Ramush Haradinajn, unë menjëherë e propozoj një kandidat tjetër për kryeparlamentar”, ka deklaruar të enjten Veseli gjatë një interviste për RTK-në.

Shkodran Hoti, zëdhënës i “Vetëvendosjes”, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se nëse Kadri Veseli është kandidati i tyre për kryeparlamentar, atëherë “Vetëvendosja” është  kategorikisht kundër, por, siç thotë ai, në qoftë se dikush tjetër i denjë për këtë post propozohet, ata mund të jenë dakord, por emri i tij duhet të dihet fillimisht.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme