Julian Assange u arrestua sot në Ambasadën e Ekuadorit në Londër pas 7 vitesh qëndrimi aty.
Assange u arrestua në Londër sot pasi Ekuadori i tërhoqi azilin politik. Por çka u duk se po mbante në dorë kur u arrestua?
Ai po mbante një libër nga shkrimtari amerikan Gore Vidal të titulluar “Historia e Gjendjes së Sigurisë Kombëtare”, përcjell Periskopi.
Në këtë libër Vidali shtjellon ngjarjet historike që çuan në vendosjen e një kompleksi masiv të sigurisë industriale ushtarake dhe kulturës politike që na dha “Presidencën Imperiale.”
Një nga thëniet në librin e Vidalit është “Njerëzit nuk kanë zë sot sepse ata nuk kanë informacion.”
Pastaj një tjetër: “Në çdo moment të thënë, opinioni publik është kaos i bestytnisë, dezinformatave dhe paragjykimit.”