Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se ditët e para të kësaj jave do të karakterizohen me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të dobëta bore.
Sipas IHMK-së, nga dita e mërkurë e tutje, vendi ynë do të ndikohet nga fushat anticilkonike të cilat do të karakterizojnë mot stabil , me intervale të gjata me diell ,por të ftohtë.
“Kjo si pasojë e depërtimit të masave të ajrit me origjinë polare. Temperaturat minimale parashihet të bien deri -8 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të arrijnë deri 2 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, bën të ditur ky institut, transmeton Klan Kosova.